Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Tech

Conor McGregor na prezanton me “bishën e detit”!

Conor McGregor ka njoftuar se ka përfunduar puna për jahtin e tij Lamborghini teksa mjeti i tij 22 metra i gjatë është lëshuar në ujë.

Mundësi 33-vjeçar i kategorisë UFC te arteve te perziera, shpërndau fotot e mjetit të tij në rrjetet sociale teksa jahti Lamborghini Tecnomar 63 u transportua nga impjanti i ndërtimit në Itali drejt zonave të testimit. Sipas revistës Forbes, pasuria e McGregor në vitin ka qenë $48 milionë.

Conor ka depozituar pagesën e majme të jahtit të tij Lamborghini që në tetor, duke thënë se ishte krenar për barkën e tij të re.

Mjeti dukej gjigand teksa manovrohej nga punonjësit që po zbrisnin nga kamioni.

Tecnomar 63 është dizenjuar dhe stiluar nga grupi italian Sea Group e Tecnomar, për llogari të Lamborghini – Conor ka blerë jahtin e tillë të 12-te, nga vetëm 63 jahte që do të ndërtohen.

Mjeti 24 tonësh mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 milje në orë, me motorin e dyfishtë 4,000 kuaj fuqi.

Veshja e brendshme e jahtit është e frymëzuar nga Lamborghini Miura e Countach.