Auto & Moto Celebrities

‘Copë-copë’, makina luksoze e Cristiano Ronaldo-s përfshihet në një aksident!

Makina luksoze e Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në Mallorca. Aksidenti është duke u hetuar nga shërbimi i trafikut të policisë, ku u përfshi Bugatti Veyron me vlerën prej 1.7 milionë euro të portugezit. Shoferi, i cili thuhet se nuk është Ronaldo, humbi kontrollin dhe rrëshqiti në një mur në Bunyola, Palma de Mallorca, ku ylli i Manchester United aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.

Pjesa e përparme e Bugattit thuhet se është shkatërruar dhe hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin nëse ishte përfshirë një automjet tjetër. Makina ka përplasur gjithashtu hyrjen e një shtëpie fshati, e cila është shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i makinës për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime. Ronaldo kishte Bugatti Veyronin e tij, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 410 km/h dhe një Mercedes-Benz G-Class, një dhuratë nga gruaja e tij, të dërguar nga Mançesteri për pushime.

Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 20 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza. Sulmuesi i Manchester United është duke shijuar disa pushime luksoze në Mallorca me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

Ata po qëndrojnë në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana. Familja prej shtatë anëtarësh, përfshirë fëmijët Cristiano Jr, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella, dy muajshe, fluturuan me avion privat javën e kaluar.

Së fundmi futbollisti i njohur në mbarë botën, Cristiano Ronaldo është liruar nga akuzat për përdhunim të ngritura nga Kathryn Mayorga për ngjarjet e vitit 2009. Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë gjithashtu padinë e dytë nga Kathryn Mayorga kundër futbollistit të talentuar, pasi e para u rrëzua në vitin 2018. Prandaj, Kathryn ngriti një padi private përmes avokatëve të saj dhe deklaroi se ajo i mbijetoi sulmit seksual të Ronaldos në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.