Celebrities Showbiz

Courtney Love tregon publikisht mbështetjen e saj për Johnny Depp teksa tregon se ai i ka shpëtuar jetën!

Këngëtarja e njohur Courtney Love ka treguar mbështetjen e saj për Johnny Depp në mes të betejës së tij ligjore të vazhdueshme kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Këngëtarja kujtoi një kohë kur ylli i “Pirates of the Caribbean” i shpëtoi jetën pasi mbidozës në “The Viper Room” në vitin 1995.

Klubi i natës i ndodhur në Sunset Strip në West Hollywood të Kalifornisë, fillimisht ishte në bashkëpronësi të Depp dhe një pikë e frekuentuar për të famshmit në vitet ’90. Love tha në një video të postuar në llogarinë e një miku në rrjetet sociale gjatë fundjavës se:

Nuk dua të bëj gjykime publikisht. Thjesht dua t’ju them se Johnny më dha ndihmën e shpejtë në 1995 kur e teprova jashtë “The Viper Room”.

Në kohën e incidentit, Love po përballej me humbjen tragjike të bashkëshortit Kurt Cobain, i cili bëri vetëvrasje në vitin 1994 në moshën 27-vjeçare. Ata u martuan në vitin 1992 dhe patën një fëmijë së bashku, vajzën Frances Bean, tani 29 vjeçe. Love tha në video se Depp kontaktoi vajzën e saj në shumë raste. Ajo pretendon se aktori i shkroi Frances një letër për ditëlindjen e saj të 13-të mes vdekjes së parakohshme të babait të saj dhe betejës së nënës së saj me varësinë.

Johnny, kur unë isha e varur nga droga dhe Frances duhej ta vuante këtë me gjithë këta punonjës socialë, i shkroi asaj një letër me katër faqe që nuk ma kishte treguar kurrë. Më pas ai dërgoi limuzinat në shkollën e saj pa i kërkuar, që ajo dhe të gjithë miqtë e saj të shkonin te “Pirates of the Caribbean”. Ai e bëri atë shumë herë. Ai i dha vendin e saj në premiera me emrin e saj në të. Unë kurrë nuk kam parë një nga ata filmat “Pirates”, por Frances i pëlqeu ato. Kur ishte 13 vjeçe ajo më tha ‘ai më shpëtoi jetën’.

Në fund të videos, Love e bëri të qartë se ndërsa po mbante anën e Depp në gjyqin për shpifje, ajo kishte ende “ndjeshmëri” për Heard.

Kam qenë gruaja më e urryer në Amerikë. Unë kam qenë gruaja më e urryer në botë përpara TikTok… Kam shumë ndjeshmëri për atë që duhet të ndihet për Amberin. A mund ta imagjinonin të jeni ajo? Por nëse përdorni një lëvizje për përfitimin tuaj personal dhe abuzoni me atë, atëherë shpresoj që drejtësia të vendoset sido që të jetë.

Mes gjyqit të vazhdueshëm të Johnny Depp për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard, një nga yjet e botës së kinematografisë ka dalë në mbështetje të tij. Eva Green së fundmi ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram ku tregoi mbështetjen e saj për aktorin ikonik teksa postoi një foto të saj me Depp. Për ata që e dinë Green ka punuar me Depp në filmin e Tim Burton të vitit 2012, “Dark Shadows”.