Aktualitet

COVID-19/ 35 të infektuar, nuk ka humbje jete!

35 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 695 testime të kryera gjithsej.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete nga Covid gjatë këtij harku kohor.

Nga testimet e kryera, 15 kanë rezultuar të infektuar në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan.

Në të gjithë vendin janë 380 qytetarë aktivë me Covid19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 695

Testime totale 1,984,449
Raste pozitive 331,226
Raste të shëruara 327,257
Raste Aktive 380
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Elbasan 34
Vlorë 19
Fier 19
Shkodër 17
Durrës 14

Lezhë 12
Gjirokastër 11
Dibër 10
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1