Lajmet e fundit Rajoni

COVID-19, Greqia shtyn afatin e bllokimit të Kapshticës deri më 14 dhjetor!

Në vijim të masave anti-COVID në Greqi, autoritetet greke njoftojnë shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë. Deri në datën 14 dhjetor, nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e autoveturave, autobusëve e kamionëve si në hyrje ashtu dhe në dalje të vendit fqinj.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, ta shmangin e të vijojnë të orientohen për në Kakavijë, ku lëvizja vijon normalisht.

Fillimisht Kapshtica u mbyll më 20 nëntor ku kanë shkaktuar rradhë të gjata kamionësh. Vendimi për mbylljen e kufijve ka ardhur për shkak të situatës së koronavirusit në Greqi. Autoritetet mbyllën disa pika kalimi me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.