Aktualitet

COVID-19 i merr jetën një qytetari/ Në 24 orët e fundit janë regjistruar 33 raste të reja infektimesh

Një qytetar ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 33 raste të reja infektimesh.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Lajm i mirë është që në këto momente asnjë pacientë prej të intubuarëve nuk është gjendje të rëndë shëndetësore.

Raste pozitive në vendin tonë kanë rezultuar në këto bashki:

11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 358 pacientë aktivë me COVID-19.

Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Prill 2022)

·         Raste të reja ditore          33

·         Të shëruar në 24 orë       42

·         Të shtruar në spitale         8

·         Humbje jete në 24 orë      1

·         Testime ditore                 666

·         Testime totale               1,791,981

·         Raste pozitive                  274,462

·         Raste të shëruara            270,608

·         Raste Aktive                         358

·         Humbje jete                        3,496

·

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

·         Tiranë           210

·         Vlorë               36

·         Berat               22

·         Fier                  20

·         Shkodër          17

·         Korçë              15

·         Elbasan          14

·         Gjirokastër     13

·         Durrës              9

·         Kukës               2