Bota Travel

COVID-19 mbërrin në territorin që nuk kishte shënuar asnjë të infektuar!

Nuk kishte asnjë të infektuar me COVID-19 por së fundmi Kaledonia e Re, territori përtej detit i Francës tani është drejt mbylljes për shkak të zbulimit të 9 rasteve të reja. Prezenca e koronavirusit në arkipelagun francez u zbulua pasi një drejtor shkolle u sëmur në ishujt Wallis dhe Futuna, e pas tij, autoritetet nisën të bënin gjurmimin epidemiologjik dhe testimin e banorëve. Thierry Santa, kreu i qeverisë lokale tha:

Sipas indikacioneve fillestare, pacienti përjetoi simptoma në mes të shkurtit dhe mund të kishte qenë ngjitës në Wallis dhe Futuna nga fundi i janarit.

Nuk kishte kufizime të udhëtimit midis dy territoreve franceze, por secili person duhej të ishte në karantinë në mënyrë rigoroze për 14 ditë pasi të kthehej nga zonat e tjera.

Ishujt më parë kanë parandaluar me sukses transmetimin e koronavirusit, sëmundje e cila ka arritur thuajse në çdo cep të globit. Kujtojmë se Kaledonia e Re, e vendosur në brigjet veriperëndimore të Australisë, u bë territori francez në vitin 1853.