Aktualitet Rajoni

COVID-19 në Kosovë pranë zeros, 1 i infektuar dhe asnjë humbje jete!

Situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit, ku për të katërtën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 1.419 testime, në 24 orët e fundit vetëm një qytetar ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 632 raste aktive, ku Prishtina mbetet vatra e infeksionit, me numrin më të lartë të infektimeve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 156.936.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.