Aktualitet

Covid-19 në vend, 297 të prekur dhe 4 viktima në 24 orë

Sërish viktima dhe numër i konsiderueshëm i rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 297 të prekur dhe 4 vdekje, ndërkohë lajmi i mirë është shërimi i 116 qytetarëve.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

I lartë është numri i pacientëve në dy spitalet Covid ku momntalisht po marrin trajtim 257 pacientë, nga të cilët 19 në terapi intensive e 5 të intubuar. Mjekët bëjnë apel për vendosjen e maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruajtjen e distancës dhe higjienës personale, si masë parandaluese ndaj sars-cov2.