Showbiz Sot Nuk Është e Hënë

COVID-19 nuk e ndaloi, Kolo sjell sonte SNEH nga shtëpia…

Nuk e ndaloi as virusi dhe as temperatura e lartë që ja vështirëson punën. “Sot nuk është e Hënë”, këtë mbrëmje vjen me një edicion special nga shtëpia pasi Koloreto ashtu sikurse shumë njerëz të tjerë, fatkeqësisht ra pre e Koronavirusit që kohët e fundit duket se po kursen akoma më pak njerëz.

Ai e quajti këtë edicion një ndër më specialët pikërisht për këtë fakt e megjithatë energjia e mirë nuk do t’i mungojë. Kolo sjell sonte ngjarjet më të komentuara të javës, një copëz nga libri i ri që ka përgjedhur sonte dhe rubrika disi më pikante se ato të tjerat që mund t’i dëgjoni sonte prej orës 18:00.

Deri në fund të mbrëmjes do të jeni në shoqëri mjaft të mirë dhe do të argëtoheni me muzikë të përgjedhur me kujdes dhe informacione mjaft interesante.