Sport

Covid-19 prek skuadrën e Kukësit

Covid-19 prek dhe skuadrën e Kukësit. Pas testeve të kryera, klubi verilindor konfirmoi 3 raste pozitive. Eshtë fjala për lojtarët Godberg Berri Kuper e Mehdi Hetemaj, si dhe zëdhënësin Erjon Allaraj, të cilët prej ditësh kanë shfaqur simptoma e tashmë janë vendosur në izolim.

Kjo nënkupton se Kukësi do të ketë dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen e Javës së 3-të të Kategorisë Superiore që skuadra nënkampione do ta luajë pasditen e nesërme ndaj Teutës në Durrës.