Aktualitet

COVID-19/ Publikohet bilanci, 8 pacientë në spital!

44 qytetarë rezultuan të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë 209 janë aktive.

Në 24 orët e fundit nga 914 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 20 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (10 Maj 2022)

Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 93
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 914

Testime totale 1,814,203
Raste pozitive 275,416
Raste të shëruara 271,710
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 116
Fier 27
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Korçë 6
Gjirokastër 6
Durrës 4
Berat 3
Kukës 2