Bota

COVID-19, Rio de Janiero anulon përfundimisht karnavalet!

Rio de Janiero dorëzohet para situatës nga koronavirusi, anulon përfundimisht karnavalet, çka nuk ndodhte prej 109 vitesh në qytetin e dytë më të populluar të Brazilit.

Për autoritetet vendore ishte vendim i vështirë që me siguri nuk kënaq brazilianët dhe ata që ndjekin traditat por i pashmangshëm në kohën e pandemisë. Brazili rezulton mes vendeve më të goditur në botë si për numrin e lartë të rasteve ashtu dhe viktimat nga COVID-19.

Karnavalet e këtij viti planifikoheshin të zhvilloheshin nga data 13 deri më 16 shkurt. Gjithashtu u përjashtua mundësia që të shtyheshin për në muajin korrik.