Bota

COVID-19, rreth 100 milionë të prekur në të gjithë botën!

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi edhe pse qindra mijëra qytetarë janë vaksinuar dhe shumë të tjerë janë imunizuar. Javët e fundit shifrat e infektimeve kanë qenë shumë të larta dhe kanë vënë në alarm të gjithë botën, pasi dhe një variant i ri i COVID është shumë kërcënues.

Në nivel global, shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus i afrohet 100 milionëshit e ndërsa viktimat janë mbi 2 milionë e 140 mijë. Listën e vendeve më të goditura e kryesojnë Amerika, Brazili e India ndërsa në Europë, Britania e Madhe ku kohët e fundit u zbulua një variant i ri i virusit i njohur për përhapjen e shpejtë e madje dhe për vdekshmërinë më të lartë.

Ndërkaq, Belgjika është shteti që ka më shumë viktima në raport me popullësinë, 179 të vdekur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Sllovenia me 162 dhe Çekia me 144 viktima.