Aktualitet

COVID-19/ Rritet lehtë numri i rasteve, një viktimë në 24 orë!

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 564 qytetarë, në këto bashki:

160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.

Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.