Aktualitet

COVID-19/ Rritje rastesh, Tirana me numrin më të lartë të të infektuarve!

Në 24 orët e fundit në vend ka pasur një rritje të numrit të rasteve me Covid19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 482 testime kanë rezultuar pozitivë 129 qytetarë dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Rastet me Covid janë regjistruar: 89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.

Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 129
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 482

Testime totale 1,837,710
Raste pozitive 277,270
Raste të shëruara 273,095
Raste Aktive 678
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 505
Vlorë 52
Fier 38
Lezhë 24
Durrës 20
Gjirokastër 10
Korçë 9
Berat 8
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës. 1