Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Bota

COVID-19, Shqipëria tashmë nuk përbën rrezik për Gjermaninë!

Pasi situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik. Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19.

Përmes kësaj deklaratë, u bë me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia COVID është më i ulët dhe situata nuk është problematike. Ndërkohë që Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga Janari.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 maji. Ndërkaq në listën e vendeve me rrezik të lartë janë Egjipti, Andora dhe Argjentina.

Fakti që Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe u bë me dije edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila raportoi një incidencë infektimi 27 raste për 100 mijë banorë dhe rënie të numrit të pacientëve në spitale.

Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë është e nevojshme paraqitja e një testi negative PCR, por që hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dha opinionin pozitiv me shkallën e incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë duke rënë në 125.7 raste për 100 mijë njerëz. Sidoqoftë, ai paralajmëroi kundër lehtësimit të kufizimeve në jetën publike shumë shpejt.

Vala e tretë e pandemisë duket se është thyer, këto kanë qenë fjalët e ministrit gjerman të Shëndetësisë gjatë së premtes, teksa duket se masat e distancimit social dhe përshpejtimi i fushatës së vaksinimeve ka ndihmuar në uljen e infektimeve.