Aktualitet

COVID-19 shton abortet! Mjekët: Gratë shtatzëna duhet patjetër të vaksinohen!

Më parë mjekët dhe shkenca nuk ishin të bindur por pas afro një vit nga nisja e pandemisë u zbulua se COVID kishte ndikim shumë negativ te gratë shtatzëna.

Raste e para që u bënë publike ishin ato tragjike, me vdekjen e shtatzënës në muaj e fundit ose kur sollën në jetë foshnjën.  Më pas u pa se sëmundja po shkaktonte aborte.

Në vendin tonë vetëm gjatë 3 mujorit të fundit pati shumë infektime, disa  rëndë.

“Ne kemi parë që edhe pasoja tek bebet kanë ndodhur nga COVID. Ka pasur raste të vdekjeve të bebeve në mitër, aborte, janë shtuar shumë abortet e tre mujorit të dytë” –tha Nderim Horeshka, mjek obstetër-gjinekolog.

Ashtu sikurse për mbarë popullatën 42% e vaksinuar me 2 doza, mjekët apelojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID, mbron veten edhe fëmijën.

“U bëjmë apel të gjitha grave shtatzëna pavarësisht nga mosha e shtatzënisë që  duhet të vaksinohen, të mbrojnë veten edhe bebat e tyre”, vijon mjeku.

Referuar shifrave të para, në pandemi numri i lindjeve ka rënë me 15 përqind. Faktor tjetër përvec largimi i të rinjve, është aborti

Ka rënie të numrit të lindjeve ndoshta edhe për efektet që thamë për abortet. Diku 15% më pak se para pandemisë“, shprehet mjeku Nderim Horeshka

Aktualisht në botë ka një debat të hapur për nënat shtatzëna të infektuara, nëse virusi i kalon domosdoshmërisht fëmijës apo jo. Kryesisht mjekët turq besojnë se nëna nuk ia përcjell fëmijës, ndryshe nga në Angli, që shikohet rast pas rasti.

–Sh.C–