Aktualitet

COVID-19/ Tre humbje jete, bie numri i infektimeve!

Tre persona të infektuar me COVID kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer më pak se gjysma e testimeve të një dite më parë, ku nga 645  kanë rezultuar 278 qytetarë pozitivë.

77 qytetarë rezultuan pozitivë në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd, nga 5 qytetarë në Has, Delvinë, Devoll, Prrenjas, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, Gramsh, 3 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Përmet, Tepelenë, Peqin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec.

Janë 7,539 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçe.

Janë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (1 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 278
Të shëruar në 24 orë 975
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 645

Testime totale 1,918,822
Raste pozitive 312,375
Raste të shëruara 301,288
Raste Aktive 7,539
Humbje jete 3,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,952
Fier 625
Durrës 573
Vlorë 454
Elbasan 393
Korçë 331
Shkodër 327
Berat 251
Gjirokastër 238
Lezhë 219
Dibër 114
Kukës 62