Bota

COVID-19/Turqia miraton vaksinimin e personave mbi 15-vjeç!

Së fundmi, Ministria turke e Shëndetësisë ka vendosur nisjen e vaksinimit për grupmoshat mbi 15-vjeç. Në kuadrin e luftës kundër COVID-19, ministria mori vendime të reja në lidhje me numrin e dozave të vaksinës dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina.

Në këtë kuadër, e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike. Po ashtu është miratuar doza përforcuese e vaksinës për punonjësit e shëndetësisë dhe të personat në grupet me përparësi.

Ndërkohë së fundmi shefi i “Pfizer”, Albert Bourla ka deklaruar se bota mund të përballet me një situatë të rëndë nëse nuk vaksinohet një numër i madh i popullsisë. I pyetur nga “The Financial Times” se kur mendon ai se do të marrë fund pandemia, ai është shprehur se për botën e zhvilluar shpreson që një gjë e tillë do të ndodhë përpara fundit të këtij viti. Megjithatë, ai thotë se e vetmja e panjohur është nëse shtetet nuk ia dalin të vaksinojnë dot një numër të mjaftueshëm qytetarësh.

Padyshim që vaksinimi në këtë kohë po bëhet më i domosdoshëm se kurrë, me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 dhe me variantin e ri Delta që po qarkullon. Nëse ende keni qenë në dyshime, duket se vaksinimi po kërkohet si kusht i domosdoshëm në shumë vende të botës në mënyrë që të marrësh shërbimet e duhura, të shkosh në bare apo në restorante, apo qoftë edhe në punë.

Gjithsesi, për ata që e kanë vendosur dhe së shpejti do t’i nënshtohen këtij procesi, sepse fundja shëndeti është parësor, ne kemi zgjidhjen perfekte se çfarë të vishni. Sigurisht që duhet diçka e rehatshme, por le të mos heqim dorë nga stili. Vaksinat duket se kanë rikthyer në modë një trend të ri, veshjet me një krah. Jemi të sigurtë që duke parë këto modele, mund të frymëzoheni dhe të jeni ‘in’ në qendrat e vaksinimit.