Aktualitet

COVID-19/ Ulen ndjeshëm rastet, nuk ka humbje jete!

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e infektimeve me Covid në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.

Qytetarët e infektuar i përkasin këtyre bashkive:

10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.

Gjithsej janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 dhe janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 389

Testime totale 1,978,622
Raste pozitive 330,830
Raste të shëruara 326,647
Raste Aktive 594
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 284
Elbasan 67
Fier 55
Shkodër 53
Vlorë 32
Durrës 31

Lezhë 19
Dibër 21
Korçë 11
Berat 10
Gjirokastër 11
Kukës 0