Aktualitet

COVID-19/ Ulen rastet, 2 viktima në 24 orë!

Rënia e ndjeshme e testimeve të Covid-19 në vendin tonë, ka sjellë edhe ulje të numrit të personave të infektuar në 24 orë.

18 qytetarët kanë rezultuar të infektuar gjatë këtij harku kohor, nga 166 testime të kryera, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga të infektuarit, 9 janë regjistruar në Tiranë, 3 në Lushnjë, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetarë nga Korça 84 vjeç dhe një qytetarë nga Tirana 87 vjeç.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 90
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 166

Testime totale 1,974,870
Raste pozitive 330,455
Raste të shëruara 326,001
Raste Aktive 865
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 389
Shkodër 109
Elbasan 85
Fier 72
Vlorë 50
Korçë 34

Durrës 32
Berat 31
Gjirokastër 22
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3