Bota

COVID-19/ Zbulohet mashtrimi prej 440 milionë eurosh në Itali!

Një megamashtrim prej 440 milionë eurosh, i kryer nga profesionistë, sipërmarrës dhe kontabilistë që nuk kishin të drejtën e këtyre parave, u zbulua së fundmi nga Guardia di Finanza. Nga përgjimet rezulton se disa nga të dyshuarit deklaronin se “shfaqja e koronavirusit ka sjellë të mira”.

Në përgjimet të akuzuarit dëgjohen të thonë:

“Nuk di ku të shkoj më për të hapur llogari rrjedhëse nëpër botë”.

Duke përdorur qen për paratë, gjatë një kontrolli, Guardia di Finanza gjeti karroca plot me kartëmonedha: organizata kishte arritur, nëpërmjet kompanive napolitane, të fitonte para nga bonuset. Gjithsej 78 persona janë nën hetim dhe 35 masa sigurie të dhëna nga gjyqtari hetues, ndërsa shuma totale e mjeteve të marra në mënyrë të paligjshme është 440 milionë euro.

Tetë persona përfunduan në burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, ndërsa 20 sipërmarrësve iu ndalua ushtrimi i veprimtarisë dhe 3 kontabilistëve iu ndalua ushtrimi i profesionit.

Sipas asaj që doli nga hetimet e GDF-së, ata ishin pjesë e një shoqate me seli në Rimini, por me degë në të gjithë Italinë, përgjegjëse për krijimin dhe tregtimin e kredive tatimore false për një shumë prej 440 milionë eurosh, instrument ndër masat e parashikuara nga qeveria me dekretin e ‘Rinisjes 2020’ për të ndihmuar bizneset dhe tregtarët në vështirësi.

Ekzekutimi i masave është kryer jo vetëm në Emilia Romagna, por edhe në Abruzzo, Basilicata, Campania, Lazio, Lombardi, Marche, Pulia, Sicili, Toskanë, Trentino dhe Veneto. Guardia di Finanza e Riminit së bashku me departamentet e tjera territoriale, Scico, (Shërbimi Qendror Hetimor për Krimin e Organizuar) dhe njësia speciale e mashtrimeve teknologjike kryen gjithashtu rreth tetëdhjetë kontrolle dhe sekuestruan kreditë e rreme tatimore, pasuritë dhe kompanitë për veprën penale të marrjes së padrejtë të disbursimit në dëm të shtetit. Nga të dyshuarit, 9 kishin paraqitur kërkesë për të ardhura nënshtetësie ndërsa tre të tjerët kishin precedentë për organizata të tipit mafioz.