Aktualitet

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 26 qytetarë të infektuar dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 362 testime, ka 26 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 362 testime, nga të cilët 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Mars 2023)

Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 362

Testime totale 2,044,400
Raste pozitive 333,689
Raste të shëruara 329,904
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157
Fier 9
Berat. 7
Vlorë 5
Durrës. 3
Gjirokastër. 2
Shkodër. 1
Kukës. 1