Sport

Cristiano Ronaldo drejtuar mediave: “Po nuk folët një ditë për mua nuk bëni para…”!

Lajmi tashmë dihet. Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United. A është vërtet kështu? Ndoshta jo, duke gjykuar nga reagimi i portugezit, i cili i vuri në dyshim këto thashetheme me një koment të postuar në një faqe fansash në Instagram. Cristiano ka shkruar:

E pamundur të mos fllisni për mua një ditë, përndryshe shtypi nuk do të bënte para. Nëse nuk do të bënin gënjeshtra nuk mund të tërheqin vëmendjen e njerëzve. Vazhdo kështu, ndoshta një ditë do të marrësh lajmin e duhur.

Rikujtojmë, se prezantuesja e famshme televizive, Alyson Eckmann, së fundmi ka bërë një video në TikTok përmes së cilës kujtoi kur ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ftoi atë në shtëpinë e tij. E lindur në SHBA, Eckmann u bë e famshme për publikun pasi fitoi ‘Big Brother VIP’. Ajo aktualisht ka më shumë se 250 mijë ndjekës në TikTok dhe 287 mijë të tjerë në Instagram. Alyson tha se:

Unë isha e ftuar në eventin e Cristiano Ronaldo-s për lançimin e parfumit të tij të ri. Më pas u bëmë miq në festë dhe Cristiano më ftoi në shtëpinë e tij. I thashë ‘jo, në asnjë mënyrë’, sepse të nesërmen duhet të punoja. E dija se çfarë do të ndodhte nëse shkoja në shtëpinë e tij dhe shoku im, që ishte atje me mua, tha: “Aly, nuk mund të thuash jo, të lutem’. Unë i thashë Cristianos: ‘Duhet të dërgosh një shofer që të më çojë në shtëpinë time kur të them’ dhe ai tha: ‘Ok, po’. Ne lamë festën, u ndamë. Shoku im shkoi me të, unë shkova me menaxherin e tij. Ne përfunduam në shtëpinë e tij dhe pimë disa gota shampanjë dhe më pas, rreth orës tre të mëngjesit, i thashë se doja të shkoja në shtëpi dhe ai më dërgoi me shoferin e tij. Kur dolëm nga shtëpia, ai më kërkoi numrin dhe i dërguam mesazh njëri-tjetrit për një muaj, por ishte shumë e thjeshtë: “Përshëndetje si jeni, çfarë po bëni? Unë jam duke punuar, jam në shtëpinë time’.