Sport

Cristiano Ronaldo sërish në Manchester?! Portugezi vendos përfundimisht mbi të ardhmen!

Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt qytetit të Manchesterit ditën e sotme për të ndarë një herë e mirë “hesapet” me drejtuesit e “Djajve të Kuq” për të ardhmen e tij.

Pavarësisht se tashmë ndodhet në qytet, nuk dihet nëse sulmuesi portugez do të rikthehet në stërvitje nën urdhrat e Ten Hag.

Man. United e ka bërë të qartë që 37-vjeçari nuk është në shitje dhe lojtari është në planet e trajnerit holandez. Megjithatë, dëshira e Ronaldos për të luajtur në Champions League ka bërë që pesë herë fituesi i Topit të Artë të kërkojë largimin.

Skuadra më e përfolur është Atletico e Madridit dhe Diego Simeone është pajtuar më idenë e transferimit të tij në “Wanda Metropolitano”, por, gjithsesi, trajneri duhet t’i bëjë vend portugezit në ekip.

Përflitet se mund të largohet Antoine Griezmann dhe Alvaro Morata, që 37-vjeçari të transferohet përsëri në Madrid, por këtë radhë te rivali historik i Realit.