Sport

Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi/ Legjendat e futbollit përballen me njëri-tjetrin në fushë!

Është zhvilluar një ndeshje miqësore mes yjeve të Superligës së Arabisë Saudite dhe Paris Saint Germain. Pas shumë kohësh përballë njëri-tjetrit ishin sërish Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe që të dy shënuan në këtë sfidë që përfundoi 5-4 për PSG.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1616179032663392257

Messi realizoi një gol, të parin në ndeshje, derisa Ronaldo shënoi dy të tjerë për yjet e Superligës së Arabisë Saudite. Tani ka ardhur reagimi i Cristiano Ronaldo-s në profilin e tij zyrtar në Twitter, duke publikuar foto nga kjo sfidë, ku njëra ndër to ishte së bashku me Messi-n. CR7 shkroi:

Jam shumë i lumtur që u ktheva në fushë dhe në listën e realizatorëve. Dhe është bukur të shohësh disa miq të vjetër.

https://twitter.com/Cristiano/status/1616188584666763270

Përveç se janë dy rival të mëdhenj prej vitesh, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur gjithmonë respektin dhe vlerësimin për njëri-tjetrit. Kujtojmë që Ronaldo vetëm disa ditë më parë kompletoi transferimin në Lindjen e Mesme, ku nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën Al-Nassr. 38-vjeçari me transferimin te Al-Nassr është bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit, pasi paga e tij është 200 milionë euro në sezon.

Edhe pse fillimi i vitit 2023 erdhi me thashethemet për një krizë të supozuar në marrëdhënien e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, kjo histori duket se po zbehet gjithnjë e më shumë. Mungesa e supozuar e afërsisë e treguar në disa fotografi në të cilat ata shfaqeshin së bashku, situata e vështirë që kaloi Ronaldo në Katar 2022 dhe solemniteti që ajo shfaqi në prezantimin e sulmuesit me Al-Nassr, ishin shenjat e supozuara që mori shtypi. për të supozuar se gjërat nuk po shkonin aq mirë mes dyshes.