Health & Beauty Lifestyle

Çrregullimi hormonal më i shpeshtë te gratë, gjithçka që duhet të dini dhe masat që duhet të merrni!

Sindroma e vezoreve policistike është një çrregullim hormonal i shpeshtë te gratë në moshën riprodhuese që karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta dhe nivele të larta të hormoneve mashkullore. Në shumicën e rasteve shenjat e para shfaqen gjatë pubertetit, por ka edhe raste që mund të shfaqet edhe në një periudhë të vonë, kjo si rezultat i shtimit të tepërt në peshë.

Simptomat ndryshojnë nga një paciente te tjetra dhe diagnostikimi i kësaj sëmundjeje realizohet në rastet kur shfaqen çrregullime të ciklit menstrual dhe nivele të larta të androgjeneve. Nivelet e larta të hormoneve mashkullore mund të shoqërohen me shtim të qimeve në fytyrë dhe në trup dhe në disa raste që konsiderohen si forma më të rënda të sëmundjes, shoqërohet edhe me akne apo rënie të flokëve.

Është e rëndësishme të drejtoheni te mjeku specialist në rastet kur vëreni shqetësime apo çrregullime të ciklit menstrual, vështirësi në konceptimin e shtatzënisë, nivele të larta të androgjenit (prezencë e formës së rëndë të akneve dhe qimeve të shtuara në pjesë të pazakonta të trupit). Te pacientët e prekur nga PCO-S rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të tjera është edhe më i lartë, si infertiliteti, diabeti gestacional (diabeti i shtatzënisë), steatoza hepatike joalkoolike, dhjamosje e thjeshtë e mëlçisë.

Rikujtojmë, se pas sistemit tretës, vagina është organi që ka numrin më të madh të baktereve e vlen të theksohet se shumica prej tyre janë në dobi të shëndetit riprodhues. Ndonëse gratë mendojnë se vagina duhet pastruar me solucione e shampo larëse, nëse do t’i njihnin më mirë efektet negative e afatgjate të këtij veprimi, nuk do e bënin më kurrë këtë gjë. Vagina është një organ vetëpastrues dhe larja me shampo a sapunë rrit rrezikun e infektimit me papillomavirus (HPV). Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit dolën në këtë përfundim pasi studiuan të dhënat nga 1271 gra të moshave 20-49 vjeç të cilat kishin raportuar ritualet e higjienës vetjake.