Celebrities Gossip Showbiz

Cristiano Ronaldo renditet në krye të listës së personave më të pasur në “Instagram”!

Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën vjetore të personave të famshëm që paguhen më shumë për postime të sponsorizuara në “Instagram”. Futbollisti fiton deri në 1.6 milion dollarë (1.2 milion £) për të reklamuar një produkt në mediat e tij sociale. Kapiteni i Portugalisë, i cili tronditi sponsorin e “Euro 2020”, “Coca-Cola”, duke hequr pijet nga tavolina gjatë një konference shtypi, është kurorëzuar mbret i influencuesve në një listë që përfshin gjithashtu dhe aktorin Dwayne “The Rock” Johnson apo këngëtaren Ariana Grande.

Kjo është hera e parë që futbollisti arrin vendin e parë në renditjen vjetore, të cilat zakonisht dominohen nga të famshëm të SHBA-së nga industria e televizionit, e filmit dhe e muzikës. Shuma që Ronaldo mendohet të fitojë për një postim të sponsorizuar u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, pothuajse dyfishuar nga 889,000 dollarë në vitin 2019. Ronaldo u zhvendos nga vendi i tretë në 2019-ën, duke kapërcyer Dwayne Johnson dhe Kylie Jenner.

36-vjeçari arrin të fitojë më shumë se 40 milion dollarë në vit nga “Instagrami”, më shumë se paga e tij si lojtar në klubin italian të Serie A, Juventus, dhe tarifa e tij e pagimit për një postim është rritur së bashku me popullaritetin që ka fituar gjatë pandemisë. Ronaldo është personi më i ndjekur në “Instagram” me më shumë se 300 milion fansa.

Një nga produktet e sponzorizuara nga Ronaldo në “Instagram” është dhe marka e shampove kundër zbokthit “Clear”, të cilën ai e promovon në reklama në televizion së bashku me postime më amatore me këshilla për ndjekësit e tij si:

Mbajtja e flokëve të rregullt më ndihmon të jem në krye të lojës.

Mike Bandar, i cili përpilon listën vjetore jozyrtare të personave më të pasur në “Instagram”, tha se:

Me fillimin e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2020” dhe disa lëvizje marketingu gjatë dy javëve të fundit, Ronaldo është ngritur shumë sukseshëm. Vetëm një javë më parë ai konfirmoi statusin e ‘mbretit’ në “Instagram” pasi u bë personi më i ndjekur në këtë rrjet social.

Në listën e 10 personave më të pasur është dhe një yll tjetër futbolli, rivali kryesor i Ronaldos, Lionel Messi, i cili renditet në vendin e shtatë dhe është në gjendje të fitojë pothuajse 1.2 milion dollarë për një postim.

Më poshtë është dhe lista e plotë dhe shifrat e ‘frikshme’ të cilat fitojnë këta persona të famshëm.

1. Cristiano Ronaldo  ($1.6 milion)

2. Dwayne Johnson  ($1.52 milion)

3. Ariana Grande ($1.51 milion)

4. Kylie Jenner ($1.49 milion)

5. Selena Gomez ($1.46 milion)

6. Kim Kardashian ($1.41 milion)

7. Lionel Messi ($1.16 milion)

8. Beyoncé Knowles ($1.14 milion)

9. Justin Bieber ($1.1 milion)

10. Kendall Jenner ($1.05 milion)