Celebrities Gossip Showbiz

Cruz Bechkham largohet nga familja e tij për të nisur një karrierë muzikore!

Cruz Beckham thuhet se po distancohet nga pjesa tjetër e familjes së tij për të ndjekur një karrierë serioze muzikore. Djali 17-vjeçar i David dhe Victoria Beckham thuhet se po planifikon të zhvendoset në Los Angeles për të bërë realitet ëndrrën e tij.

Besohet se ai tashmë ka nënshkruar me Tap Music, të cilët përfaqësojnë Ellie Goulding, Lana Del Rey dhe zbuluan Dua Lipën kur ajo ishte duke punuar në një bar. Pavarësisht se është adoleshent, Cruz është jashtëzakonisht i pavarur dhe i vendosur për të pasur një karrierë të suksesshme. Një burim i brendshëm tha se Cruz e sheh mbiemrin Beckham si një pengesë dhe jo një ndihmë për karrierën e tij dhe dëshiron ta bëjë atë vetë. Burimi i tha revistës Heat:

Cruz ka patur gjithmonë pak rebelizëm. Me dy vëllezër më të mëdhenj ai u rrit shpejt, por nuk mund të ishte më ndryshe. Ai i ka parë të dy duke luftuar. Brooklyn përpiqet të jetë një kuzhinier ose fotograf i famshëm dhe kritikohet për mungesën e talentit, dhe Romeo që kurrë nuk mund ta realizojë ëndrrën e tij për të qenë një yll futbolli si babai i tij.

Ai nuk dëshiron të përfundojë si ata. Cruz ka trashëguar shumë nga ambiciet e prindërve të tij dhe që herët vendosi që muzika ishte pasioni i tij, por ai nuk dëshiron të përdorë mbiemrin Beckham për ta realizuar atë.

Vëllai më i vogël Beckham dëshiron të largohet 5,500 milje larg familjes së tij për të ndjekur ëndrrat e tij për t’u bërë një artist, zbuloi burimi.