Botë e Çuditshme Design

E pamundura është e mundur dhe këtë jua vërteton balerina që kërcen 10 metra nën ujë!

Të kërcesh nën ritmet e muzikës është diçka që të gjithëve na pëlqen dhe na jep një energji shumë të mirë. Por të kërcësh 10 metra nën ujë jo çdokush do kishte guximin ta bënte. Epo ja që balerina spanjolle Ariadna Hafezka ka guxuar dhe ka dhuruar një super performancë ekzaltuese nën ritmet e muzikës si dhe ka ofruar një shfaqja unike tangoje.

Videoja e titulluar “Tang’O’ e xhiruar natën tashmë është bërë virale në rrjet. Koreografja dhe balerina spanjolle interpretoi nën ujë për ‘Tang’O’, një film i shkurtër që zgjat tre minuta i drejtuar dhe prodhuar nga francezi Bastien Soleil.

 

Soleil tha:

Gjatë këtyre 3 minutave unë do të dëshiroja që shikuesi të transportohej shumë larg rutinës së përditshme, në një botë ëndërruese, magjepsëse.

Për realizimin e këtij klipi u deshën zhytës profesionistë dhe çdo skenë u xhirua 10 metra nën sipërfaqe, ku balerina dhe kameramani u zhytën 120 herë për të përfunduar xhirimet e plota dhe për të dhuruar këto pamje.