Celebrities Live From Tirana

“Çunat tek Për’Puthen janë nga 30-vjeç dhe…”/ Për këto e shumë të tjera Meridian Ramçaj rrëfehet eksluzivisht për TAR”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar opinionisti tanimë i njohur për të gjithë publikun shqiptar, Meridian Ramçaj. Siç e dimë emisioni “Për’Puthen” ka ardhur me një sezon të dytë. Çfarë ka për të thënë Meridiani në lidhje me këtë?

Nuk e kam ndjekur shumë sepse më është krijuar ideja që “star”-ët e emisionit hynë më shumë për famë se sa për të gjetur dashurinë sepse panë suksesin e vjetshëm dhe shikueshmërinë që arriti majat. Personat që janë aty brenda janë më shumë për famë sesa për spektakël. Nuk e lejnë veten të lirshëm, gjatë gjithë kohës kur bëjnë postime e kanë mendjen se si të bëjnë followers-a. Pjesa më e madhe që marrin pjesë ose kanë biznes, ose kanë qëllim për të bërë biznes. Vjet ishte tjetër gjë, por suksesin do e ketë prap sepse është format i dashur për shqiptarët dhe kjo i jep të drejtën televizonit të vazhdoj ta aplikoj. Për mua është një ndër emisionet më të shikuar. Tani që do të filloj “Big Brother VIP”, do të jetë një konkurrencë, të luftosh brenda shtëpie për të pasur shikueshmërinë më të madhe. Do të jenë dy emisionet më të shikuara në Shqipëri.

Çfarë të mire i sjell shoqërisë rikthimi i Big Brother VIP? Meridiani thotë:

Është komplet diçka tjetër. Nuk është siç ka qenë, ai tradicionali që merren njerëz nga rruga, karaktere te ndryshme. Pjesa e “Big Brother VIP” është interesante për të parë sesi e kanë jetën personazhet VIP. 2-3 ditët e para do të kenë stres por më pas do të “zhvishen” dhe nuk do t’i kenë më problem kamerat. Bëhet fjalë për 100 milionë lekë dhe të mos presin që ky apo ai është i vërtetë. Janë persona publikë që kanë lënë punët e tyre për tu bërë pjesë e një spektakli. Ky do të jetë ndër emsionet më të shikuara në Shqipëri, do thyejë rekorde.

Duke u kthyer te tema e ditës, çfarë mendon Meridiani se është çelësi që ndihmon në formimin social të një personi?

Familja është ajo që ti merr startin e parë ose merr ushqimin për tu edukuar për të qenë i lidhur me librat, shkollën, dijen. Fëmijët janë si puna e kompjuterit, nëse nuk i fut informacione gjatë rritjes së tyre çfarë pretendosh të gjesh apo të kërkosh në një moshë të caktuar? Ne e dimë që të vegjël të gjithë e kanë mendjen te topi, të rrallë janë ata që janë të fokusuar te librat. Familja luan rolin kryesor.

Kemi shembuj nga ‘reality show’, si Për’Puthen që trajtohen tema si bullizmi, feminizmi, por kemi të bëjmë edhe me edukimin e të rinjve. Shohim maninë e të rinjve që tregojnë shkollimin e tyre, por nga ana tjetër përdorin fjalë të pista. Çfarë është ky fenomen?

Sjellja dhe importimi tregon shumë për nivelin e një personi. Ata nuk përfaqësojnë rininë shqiptare, secili përfaqëson veten e tij. Çunat te Për’Puthen janë mbi 30-vjeç dhe duhet të kenë një pjekuri të duhur për tu sjellur ndryshe në television, gjë që e kanë të mangët. Në takime kanë zhargonin e përditshëm që tregon shumë, mënyra e të folurit, kam parë disa video që janë skandaloze, mjafton të hysh në rrjete sociale dhe shikon çfarë janë ata në të vërtetë. Një fasadë e sforcuar. Kur është e sforcuar bie shumë shpejt. Mjafton të shikosh jashtë kamerave dhe arrin të shikosh ku të çon ajo fasada.

Po për Meridianin, si ka qenë edukimi në shkollë?

E di çfarë do të thotë të rritesh me një baba oficer? Im atë kishte rregulla në shtëpi, në orën 7 unë isha në shtëpi. Para mësimeve nuk kishte lojëra. Ka qenë strikt gjatë gjithë kohës, më bleu një biçikletë dhe vetëm se nuk kisha bërë mësimet më shiti biçikletën. Njeriu duhet të mësoj përdit, çdo ditë duhet të mësoj gjëra të reja. Një njeri që thotë se është i ngopur me diturinë nuk di asgjë.