Celebrities Showbiz

DaBaby dhe organizatat e ndërgjegjësimit ndaj HIV, çfarë i ka bërë ata bashkë?!

DaBaby është takuar së fundmi me nëntë organizata të ndërgjegjësimit ndaj HIV, për të edukuar veten pasi bëri komente homofobike në festivalin “Rolling Loud” në Miami. Pasi reagimet e ashpra çuan në anulimin e shumë paraqitjeve të tij në koncerte, reperi 29-vjeçar dëgjoi historitë personale të atyre që janë të infektuar me HIV, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar ditën e djeshme.

Muzikanti gjithashtu diskutoi fakte në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga grupet, të cilat kërkuan tëa thërrisnin atë për ta edukuar në vend që të bënin thirrje për bojkotimin e tij. Në fillim të muajit gusht, 11 organizata të shquara të HIV/AIDS iu drejtuan reperit DaBaby, duke shpresuar të flisnin me të pas komenteve të tij kontroverse. Në një deklaratë të bërë të martën nga “Variety”, organizatat shkruan:

Letra e hapur drejtuar reperit DaBaby ishte mënyra jonë për t’i dhënë atij të njëjtat njohuri që secili prej nesh do të shpresonte. Gjatë takimit tonë, DaBaby u angazhua vërtet, kërkoi falje për komentet e pasakta dhe lënduese që bëri për njerëzit që jetojnë me këtë virus dhe dëgjoi historitë tona personale dhe të vërtetën për HIV-in dhe ndikimin e tij në komunitetet e njerëzve me ngjyrë dhe LGBTI me respekt të thellë. Ne e vlerësojmë që ai mori pjesë hapur dhe me padurim në këtë forum të njerëzve me ngjyrë që jetojnë me HIV, i cili i dha atij një mundësi për të mësuar dhe për të marrë informacion të saktë.

Shumë grupe u mblodhën për t’i dërguar një letër të hapur reperit duke i kërkuar të përdorte rrjetet e tij sociale dhe influencën e tij si njeri i famshëm për të shëruar plagë e jo për të dëmtuar më shumë. Vendasit e Cleveland ndezën zemërim pas komenteve të tij homofobike dhe të pasakta për burrat homoseksualë dhe të infektuarit me HIV gjatë kohës sa ai ishte në skenë në Miami më 23 Korrik.

Që atëherë, ai është hequr nga festivalet e shquara, duke përfshirë festivalet e famshme si: “Lollapolooza”, “New York’s Governors Ball”, “Austin City Limits”, si dhe “iHeartRadio”. Gjatë performancës së tij në “Rolling Loud”, reperi kishte bërë një deklaratë skandaloze duke iu kërkuar fansave të ndiznin dritat e telefonave të tyre, përveç atyre që janë të infektuar me HIV/AIDS, ose atyre që janë homoseksualë që kryenë marrëdhënie në parking.

Lidhur me këto deklarata skandaloze, ai mori reagime të shumta kundër tij nga të famshëm si Dua Lipa, me të cilën bashkëpunoi për hitin “Levitating”, si dhe nga këngëtarët e famshëm Elton John dhe Madonna. Nga ana tjetër, këngëtarja Miley Cyrus preferoi që ta dëgjonte atë në vend që t’i dilte në sulm.