Celebrities Gossip Showbiz

Dadoja e “mallkuar” që i shkatërroi jetën prezantueses së njohur, Katie Couric!

Gazetarja, prezantuesja dhe producentja e njohur Katie Couric ka treguar së fundmi në librin e saj “Going There” se punësoi një dado për t’u kujdesur për vajzën e saj Ellie, e cila më pas u përpoq të shkatërronte martesën e saj me Jay Monahan dhe madje akuzoi bashkëshortin e saj të ndjerë për pedofili.

Katie shkruan në librin e saj se menjëherë pas lindjes së vajzës së saj të parë, Ellie, tani 30-vjeçe, ajo punësoi një grua të quajtur Doris si dado. Doris erdhi në shtëpinë e tyre nga referencat e një të njohurës së Katie. Atë periudhë Couric jetonte në New York ndërsa bashkëshorti i saj Jay Monahan ndodhej në Virginia për disa takime pune.

Ajo u miqësia shumë me Doris, e cila ishte punësuar për të qëndruar vetëm gjatë javës, por më pas ajo kërkoi të qëndronte aty edhe gjatë fundjavave. Aktorja tregon se:

Kam kaluar më shumë kohë me Doris se kushdo tjetër në jetën time dhe isha plotësisht e pambrojtur nga ajo. Doris dhe unë me të vërtetë kishim një lidhje të veçantë dhe unë i besoja asaj sepse tashmë ishte pjesë e familjes sonë.

Ish-spikerja e lajmeve pranon se dadoja ishte shumë e sjellshme me vajzën e saj, por pretendon se gjërat filluan të ndryshonin kur një natë, Doris kërkoi një përqafim para se të shkonte në shtrat.

Ndërsa isha e alarmuar në fillim, e arsyetova kërkesën e saj duke u ndjerë keq që ajo dukej aq e vetmuar.

Në fundjavë Couric, Ellie dhe dadoja e saj udhëtuan për në Virxhinia për t’u bashkuar me Monahan. Ndërkohë, çifti e mori Dorisin në pushimet e tyre familjare dhe i dhuruan veshje, parfume, bizhuteri në shenjë mirënjohje që ajo po kujdesej për vajzën e tyre. Ajo që më në fund e shtyu Couric të pushonte nga puna dadon e saj ishte se, Doris shkaktoi papritmas një gjendje tensioni pasi u shqetësua nga prania e Monahan.

Katie e kuptoi se Doris krijonte iluzione në kokën e saj dhe po përpiqej të shkatërronte martesën e tyre. Më pas, pas shkarkimit të saj, histori të turpshme filluan të publikoheshin në gazeta. Edhe më shqetësuese ishin akuzat e saj ndaj Monahan për pedofili. Ajo i kishte shpërndarë këto gazeta në hollin e ndërtesës së re në të cilën familja do të vendosej së shpejti.

“Dëshmia” e saj ishte një fotografi nga një festë familjare e Monahan të shtrirë në një shtrat me vajzën e tij, Ellie. Të shqetësuar për sigurinë e vajzës së tyre, Couric dhe Monahan punësuan një polic për të vëzhguar parashkollorin e Ellie dhe po mendonin të denonconin dadon. Më pas, Doris hoqi dorë nga familja e Katie. Rikujtojmë, se bashkëshorti i Couric, Monahan ndërroi jetë 42-vjeç nga kanceri në vitin 1998.