Celebrities Gossip Showbiz

“Dafina e çoi këngën në një tjetër nivel”, Muma flet për herë të parë për suksesin e jashtëzakonshëm të “Pa ty”!

Nuk ka diskutim që “Pa ty”, bashkëpunimi mes Dafinës, Muma-s dhe Cricket pati një sukses të jashtëzakonshëm. Kënga fillimisht, u publikua vetëm nga Cricket dhe Muma me po të njëjtin titull para 5 muajve dhe rezultoi shumë e pëlqyer nga publiku duke numëruar shumë klikime.

Mirëpo ‘remix-i’ i sjellë një muaj më vonë padyshim që mund të themi se ishte një nga këngët më të bukura të kësaj vere. E gjitha kjo falë ‘prekjes magjike’ që Dafina i solli këngës, ashtu siç bën në çdo projekt që ajo realizon. E për këtë sukses, ka folur Muma në një intervistë të dhënë së fundmi. Kur u pyet nëse kënga ishte më mirë me Dafinën apo pa të, ai u shpreh:

Normalisht me Dafinën. Padiskutim Dafina e ka çu atë këngë në një tjetër nivel. 

E pas këtij projekti që arriti të bëhet një superhit, a do të bashkëpunonte sërish Muma me Dafin? Përgjigja e këngëtarit na dha shpresë për një tjetër këngë mes tyre dhe kësaj here pse jo edhe më të bukur.

Pse jo, do ishte bukur ta rikthejmë duon, por të bëjmë diçka edhe më të bukur.

Rikujtojmë se ‘remix-i’ i “Pa ty” ka plot 4 muaj që është publikuar dhe ka arritur afro 37 milion klikime.

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. E më në fund në 1 tetor këngët dhe bashkëpunimet e shumëpritura nga këngëtarja u publikuan dhe u pëlqyen menjëherë shumë nga publiku.