Celebrities Music Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek paralajmërojnë projektin e rradhës…

Tanimë, të deklaruar në publik, Dafinën dhe Dj Geek i shohim shpesh të postojnë bashkë në rrjete sociale. Të dy janë çift në jetën private, ashtu si dhe në atë profesionale.

Ata duket se janë në përgatitje të një videoklipi të ri, nga i cili edhe kanë ndarë disa fotografi të reja. Dyshja shfaqen së bashku në një makinë portokalli teksa janë në krah të njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë puthje dhe përqafime. Krahas fotove të postuara, këngëtarja i ka shoqëruar me fjalët:

Kjo dashni e madhe e jona.

Dyshja madje kanë dhe një këngë bashkë, ku u prezantuan në publik si çift para dy vitesh. Asokohe, kënga “Alo” pati shumë sukses dhe të dy dukeshin shumë të dashuruar në klip.

Vetëm pak ditë më parë DJ Geek solli këngën e re “Love of mine” me protagoniste partneren e tij, Dafinën. Teksa ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lançojë një mini-album (EP), në projektin e ri mund të dëgjojmë dhe bukuroshen, duke na treguar se ajo është mbështetja e tij më e madhe. “Love of mine” ka hyrë dhe në klasifikimin e javës në “The Top List”, ku momentalisht renditet në vend të 9-të. Nëse edhe juve ju pëlqen ky projekt, mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më lart në klasifikim.

Ndërkohë, prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Por këtë herë surpriza nuk ka të bëjë me ndonjë këngë të re, por me një gjest shumë human nga ana e bukuroshes në këtë prag festash. Me anë të një Instastory, Dafi zbuloi se paratë fituara nga albumi “Dafinë moj” janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit.