Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri duket se nuk ka të ndalur, këngëtarja tregon pak nga ‘look-u’ në klipin e ri!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Nuk ka patur asnjë datë për lançimin e albumit të saj më të ri, deri më sot. Por me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

Megjithatë, pas lançimit të albumit, këngë të cilat u publikuan vetëm si audio, duket se Dafi ka vendosur të na surprizojë me videoklipin e njërës prej tyre. Pak më parë, këngëtarja publikoi një karusel fotografish ku dukej me një ‘look’ shumë të veçantë që ngjasonte me pamje të një klipi. Krahas saj, Dafi ka vendosur tekstin e një prej këngëve të saj duke na shtuar edhe më shumë dyshimet për një video të re.

Me tmir sillna mire! Po me t’vshtir, Veq egersire m’bon mu….

Këngëtarja mbetet payshim dhe një nga më vajzat më seksi dhe provokuese të skenës tonë, por si ka qenë Dafi shumë kohë më parë? Para se të ishte një nga divat e showbiz-it tonë, kur ka qenë vetëm një vajzë e vogël, Dafina ka publikuar dy fotografi në Instatory dhe mund të themi me plot gojë se që atëherë ka qenë një bukuroshe.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë, Dafi u nominua nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës për shkak të nënshtetësisë suedeze, megjithëse nuk arriti të fitojë.