Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri me sukses ndërkombëtar, na bën më krenarë se kurrë!

Dafina Zeqiri prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ka sjellë aq shumë hite dhe inovacione në tregun tonë sa nuk numërohen. Së fundmi këngëtarja thuajse çdo ditë është në portale e media, pasi albumi që ajo po lançon ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

Pikërisht ky album po i jep këngëtares shumë të mira dhe së fundmi duket se suksesi është ndërkombëtar. Dafi është nominuar nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës. Me anë të një postimi në Instagram ka bërë me dije lajmin ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020. Të nominuarit janë@dafina.zeqiri, @garmarna_official, @ludwiggoransson, Nea dhe Oscar Holter. Të gjithë përfaqësuesit shumë të mirë të muzikës suedeze çuditen dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në eksportet suedeze dhe për ta vënë Suedinë në hartën globale të muzikës. Fituesi do të shpallet brenda një jave!

Çmimi jepet nga qeveria suedeze që prej viti 1997.Ai konsiston në kontributin e një artisti i cili përgjatë vitit ka qenë ndërkombëtarisht i suksesshëm dhe ka dhënë një imazh pozitiv të Suedisë.

“Dafinë moj” është i mbushur me bashkëpunime, por ka dhe këngë solo të këngëtares siç është “Karma” që Dafi publikoi vetëm para pak orësh. Në fakt kjo këngë është pak më ndryshe se projektet e fundit muzikore të saj të cilat kanë qenë me ritme verore ose këngë të qeta dashurie.

Me anë të këtij teksti në këngën e saj më të re Dafi i jep forcë dëgjuesve të mos dorëzohen, pasi edhe pse gjithmonë do jetë dikush që do flasi keq duhet të ndjekësh ëndrrat e tua.

Dafina ka bërë me dije shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Tuna, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.