Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri na prezanton me kuptimin e saj për ‘dashurinë’ dhe nuk e ka aspak për lidhjen me Dj Geek!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi Dafi na ka treguar kuptimin e saj për dashurinë me anë të një Instastory ku ka fotografuar macet e saj që flejnë pranë njëra- tjetrës dhe na i ka bërë me të vërtetë ‘sytë zemra’.

Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri. Vetëm pak javë më parë ajo na ‘dhuroi’ një super projekt muzikor në bashkëpunim me artistët më të përfolur të tregut tonë, Dj Geek, Young Zerka dhe Mc Kresha. ‘Nafije‘ ka mbi 7 milion klikime në platformën YouTube.