Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri na prezanton me pjesëtaren më të re të familjes së saj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi Dafi na ka treguar se është një ‘mama shumë e devotshme’. Kush është një ndjekës i saj e di shumë mirë se artistja është një dashamirëse e katërputëroshëve dhe madje ka dy maçokë. Por, një tjetër pjesëtare është bërë pjesë e familjes së saj, e cila quhet Candy dhe është ‘motra e dy djemve të saj’.

Iu mora çunave të mi një motër të vogël, Candy. 

Kafshët janë padyshim qenie që falin dashuri pa kushte edhe pse nuk mund të flasin, e tregojnë sa të duan me anë të veprimeve të tyre. Katërputroshat më të preferuar dhe që mund të mbahen në shtëpi janë qentë dhe macet, por të na falin ‘dog lovers’ pasi sot do t’ju kushtojmë vëmendje këtyre të fundit.

Dita Ndërkombëtare e Maceve ishte më datë 8 gusht dhe TAR në një karusel fotografish ju tregon disa nga personazhet publike që kanë një dashuri të madhe për katërputroshat dhe e tregojnë vazhdimisht në rrjete sociale!