Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri në projektin e radhës do të vijë me një bashkëpunim shumë special dhe ‘brenda familjes’!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Duket se artistja nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe madje na ka zbuluar se i radhës do të ketë dhe një surprizë. Dafi do të jetë pjesë e një prej këngëve, pjesë e EP-së që po publikon Ron Zaiti, një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i këngëtares. ‘Boma ni tel’ quhet bashkëpunimi i dyshes që do të mund ta dëgjoni këtë të shtunë në orën 15:00.

Ron Zaiti është një nga reperat më të rinj të momentit dhe pjesë e grupit të ‘Money Team’. Në vetëm pak kohë reperi ka publikuar projekte muzikore shumë të suksesshme, ku disa prej tyre janë bashkëpunime me këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj, këngë të cilat janë pëlqyer shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Kujtojmë se së fundmi Semi dhe Ron Zaiti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “All your lovin” dhe deri më tani ka kaluar 9 milion klikime.