Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri rrëfen historinë rrënqethëse: “Kam qenë në një marrëdhënie abuzive!”

Pas ngjarjes tragjike të Marigonës e cila u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj shumë personazhe të njohur reaguan në rrjete sociale. Jo vetëm për rastin konkret, por për gjithë ngjarjet e dhunës ndaj grave dhe për më tepër fajësimin e tyre për dhunën e ushtruar pati mjaft reagime.

Një ndër to ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila pak më parë me anë të një Instastory tregoi keqardhje për raste të tilla që ndodhin dhe për herë të parë rrëfeu rreth një marrëdhënie abuzive që ajo ka kaluar në fillim të karrierës së saj.

Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë! Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë! Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop! Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!

Dafina nuk di të ndalet me bashkëpunimet e saj për albumin më të ri, “Dafinë Moj”, ku nuk mungojnë emrat më në zë të muzikës si, Buta, MC Kresha, Lyrical Son, Lumi B, të dashurin e saj Dj Geek dhe shumë të tjerë.

Por një ndër artistet që të gjithë u habitëm nga lajmi i bashkëpunimit të tyre, është ajo me këngëtaren Tuna.