Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri sapo shprehu haptazi pëlqimin e saj ndaj dy banorëve të ‘BBV’!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë dy miqtë e mirë brenda shtëpisë, Efi dhe Luiz Ejlli. Dyshja jo vetëm që kanë shumë përkrahës, por tanimë duket se i kanë ‘vjedhur zemrën’ dhe personazheve publikë. Ndër to është dhe Dafina Zeqiri, e cila së bashku me mikeshat e saj duket se janë mbështetëse të banorëve. Këtë e ka treguar me anë të një Instastory teksa ka bërë inicialet e emrave me duar.

Skuadra Efi + Luizi