Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri “shpërthen” ndaj Erjona Rusit dhe Albi Nakos! Këngëtarja bën veprimin e papritur…

Prej pak ditësh po përflitet në rrjete sociale ajo çfarë ndodhi në spektaklin e talenteve për fëmijë, ku Albi Nako dhe Erjona Rusi i drejtuan një vajze të vogël disa pyetje që u konsideruan nga publiku i gjerë si bullizuese dhe jo etike.

Teksa po ‘shënjestrohen’ kudo në median ‘online’ nga personazhe të ndryshëm të famshëm dhe jo vetëm, së fundmi ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri. Jo vetëm ka reaguar, por ka “shpërthyer” duke i përmendur madje me anë të disa Instastory-ve.

Mbasi spo mujna me ta bo tagg… maspari TVʻzionet të cilët i japin rast “personave” si ti? me pas një vend në jury & mi bullizu fëmijët? Femrat etc osht e tmershme! ti ki nevoj për ndim! Kërkush tjetër 

All those hashtags? Dhe knej e bullizon nje femije? @erjonarusi Seriozisht e ke?

Jo vetëm kaq, por Dafi ju ka kërkuar të gjithë ndjekësve t’ju bëjnë report gazetares dhe koreografit.

Diçka që të gjithë duhet ta bëjnë! Ai dhe ajo

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Nuk ka patur asnjë datë për lançimin e albumit të saj më të ri, deri më sot. Por me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.