Celebrities Gossip Showbiz

Dagz është sëmurë dhe mënyra si Einxhel i qëndron pranë tregon shumë për lidhjen e tyre!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

Me postimet e tyre, dy artistët duken shumë ‘couple goals’ dhe në Instastory-t më të fundit të prezantueses padyshim që sytë na u bënë me ‘zemra’. Bukuroshja na tregoi se Dagz gjatë natës ka qenë pa qejf dhe ajo i ka qëndruar pranë.

E kanë marrë çunin e madh mësysh. Ka qenë sëmurë gjithë natën.

Mbishkrimi i një nga postimeve më të fundit të Einxhel na ngre dyshimet se pas lindjes së bebit, mund të kemi një dasmë në horizont. Epo, mirë do ishte mos ta mbyllnin vetëm me dasmën e Arminës këtë vit…