Celebrities Showbiz

Dagz largohet nga shtëpia e “BBV”, a do të shohim një Einxhel hakmarrëse? Ja përgjigjet e sondazhit…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Duke qenë se dita ditës po i afrohemi më shumë finales normalisht që edhe strategjitë e banorëve pothuajse janë kuptuar tashmë. Kjo është vënë re edhe pas largimit të Dagz nga shtëpia më e njohur në Shqipëri. Partnerja e tij Einxhel mesa duket e ka marrë personale për shkak edhe të debatit që ajo ka pasur me Donaldin dhe ka menduar se kjo ishte arsyeja që e largoi Dagz nga “Big Brother VIP”.

Me anë të një sondazhi të bërë së fundmi në faqen tonë të Web-it, por edhe në kanalin tonë në YouTube, kemi ngritur pyetjen se a do të shikojmë një Einxhel hakmarrëse pas largimit të Dagz. Sa i përket rezultateve në Web, 88% e atyre që janë përgjigjur mendojnë se po, patjetër. Ndërsa 8% janë shprehur se nuk e besojnë dhe 4% kanë zgjedhur opsionin nuk e di.

Nga ana tjetër përsa i përket sonazhit në YouTube Community, kanë zgjedhur që të përgjigjen me po, patjetër 81%, ndërkohë që 12% e atyre që kanë votuar janë shprehur se nuk e besojnë dhe një pjesë shumë e vogël prej 7% kanë thënë se nuk e dinë.

Vlen të theksojmë se edhe në sondazhin e bërë pak ditë më parë dyshja Einxhel dhe Dagz kanë rezultuar si një nga çiftet më të dashur dhe që do të mbijetojnë më shumë edhe pas daljes nga shtëpua e “Big Brother VIP” pas Sarah dhe Dj PM.