Gossip Showbiz

Dakota Johnson është fejuar?! Fotografitë e fundit nxisin thashethemet

Kohët e fundit aktorja e njohur është përfolur se është fejuar me të dashurin Chris Martin, Dakota Johnson i ka “hedhur benzinë zjarrit” pasi u fotografua me një unazë mahnitëse në gisht.

Aktorja e “Fifty Shades of Grey” u fotografua gjatë një shëtitje me makinë në Malibu, ndërsa paparacët arritën të forografonin unazën smeraldi në dorën e majtë.

Dakota u pa për herë të parë me një unazë në dhjetor të vitit të kaluar. Çifti ka qenë shumë diskret për marrëdhënien e tyre, të cilët janë bashkë që nga vjeshta e vitit 2017.

Ata u ndanë për pak kohë në qershor 2019, për t’u ribashkuar më pas në gusht të vitit të kaluar.