Celebrities Showbiz

Dakota Johnson zbulon se si i bëri tatuazhin e parë koleges së saj Olivia Colman në filmin “The Lost Daughter”!

Pasi fitoi katër çmime në “Gotham Awards 2021”, “The Lost Daughter” mund të jetë një film që tërheq vëmendjen gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve, së bashku me dy nga bashkë-yjet e filmit, Dakota Johnson dhe Olivia Colman. Aktoret e njohura Johnson dhe Colman, luajnë në debutimin regjisorial të aktores dhe regjisores Maggie Gyllenhaal, i cili po merr vlerësime të mëdha. Gjatë një interviste për revistën “Town & Country”, Johnson pranoi se i bëri koleges së saj Colman, tatuazhin e saj të parë.

Kasti dhe grupi i “The Lost Daughter” janë bërë të pandashëm gjatë udhëtimit të tyre rreth festivalit të filmit, me aktorët, përfshirë bashkëshortin e shkrimtares dhe regjisores Maggie Gyllenhaal, Peter Sarsgaard, që shpesh herë organizohen në festa të ndryshme. Johnson zbuloi se pas një shfaqjeje në muajin tetor të “The Lost Daughter” në barin “Altro Paradiso” në zonën Soho të New York-ut, i kishte bërë Colman tatuazhin e saj të parë atë natë në hotelin e tyre. Aktorja shprehet se:

Ndoshta isha unë duke u joshur plotësisht nga ky person i mrekullueshëm dhe doja që ajo të mendonte se isha e lezetshme. Ose ndoshta ishte kriza ime e moshës së mesme.

 

Johnson vijoi duke folur për gjendjen shpirtërore të përgjithshme pas një pandemie mbarëbotërore duke thënë se:

Njerëzit nuk po sillen normalisht. Nëse shkon në një festë, do të zemërohesh.

Johnson zbuloi se tradita e ‘festës së vallëzimit’ filloi me premierën e “The Lost Daughter ” në Amerikën e Veriut në Festivalin e Filmit “Telluride”, vetëm disa ditë pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në Venecia. Aktorja zbuloi se Netflix ofroi të paguante për një darkë të aktorëve, por regjisorja Maggie Gyllenhaal kishte një ide tjetër. Maggie tha: “Në vend që të kemi një darkë, le të bëjmë një festë kërcimi,” kujton Johnson, me traditën që vazhdon edhe sot. Kasti dhe ekipi madje ftuan yje dhe regjisorë nga filma të tjerë të festivalit, si Kirsten Dunst dhe Benedict Cumberbatch, së bashku me bashkë-yllin e Johnson në filmin “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan.

“The Lost Girl” është një përshtatje e romanit të Elena Ferrantes, që ndjek një grua në pushime, jeta e së cilës merr një kthesë të errët. Kasti përfshin gjithashtu aktorët Jessie Buckley, Oliver Jackson-Cohen, Ed Harris, Dagmara Dominczyk dhe Abe Cohen. Filmi do të debutojë me një dalje të kufizuar në kinema më 17 dhjetor, përpara publikimit të gjerë në shërbimin e transmetimit Netflix më 31 dhjetor.

Rikujtojmë se, së fundmi aktorja e njohur dhe bukuroshe Dakota Johnson ka treguar se regjisori dhe producenti Alfred Hitchcock i ka shkatërruar karrierën gjyshes e saj Tippi Hedren sepse ajo nuk donte të flinte me skenaristin. Tippi Hedren është një aktore amerikane, aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe një ish-modele.