Aktualitet

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, bie serveri për shkak të dyndjes së qytetarëve!

Sot në orën 18:00 dolën rezultatet e Lotarisë Amerikane dhe mijëra shqiptarë duan të dinë nëse janë përzgjedhur!

Fakti që numri i personave të cilët do të merrnin përgjigjen online ishte shumë i madh, ka shkaktuar rënien e serverit në faqen zyrtare të lotarisë. Pritja e aplikuesve duket se do zgjasë pasi kjo situatë ka ndodhur edhe herëve të shkuara.

Ndërkohë, për të parë nëse jeni fitues do ju duhet të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

www.dvlottery.state.gov.