Të tjera përgjime janë publikuar nga ‘El Confidencial’ në lidhje me presidentin e Real Madrid, Fiorentino Perez i cili më herët i ka mohuar këto akuza dhe ka deklaruar se ‘bëhen për ta dëmtuar’.
Gjithsësi përgjimet e fundit janë edhe më tronditëse se të parat, të cilat ishin për Ramos dhe Casillias.
Këta të fundit kanë të bëjnë me Cristiano Ronaldon dhe Mourinho-n në kohën kur ishin te Real. Më konkretisht bëhet fjalë për vitin 2012.
Në përgjimet e Perezit për Cristiano Ronaldon thuhet: “Është budalla, idiot, një njeri i sëmurë. Dikush mendoj se ky djalë është normal, por nuk është, përndryshe nuk do të bënte këto gjëra që bën.”
Në përgjime përmendet edhe agjenti portuges Jorge Mendes: “Ai nuk sundon dot as mbi Ronaldon dhe as mbi Mourinhon. Këta të dy janë djem me ego të tmerrshme, të dy jo normal, trajneri dhe ai. Ata nuk e shohin realitetin sepse ne po flasim për shumë para në fushën e te drejtave të imazhit.”